Kampioni i UFC-së, Conor McGregor, ka njoftuar se është bërë baba edhe një herë, pasi e fejuara e tij Dee Devlin lindi fëmijën e tyre të tretë, djalin Rian.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.
32 vjeçari po ashtu ka shfaqur një çast të vetes duke mbajtur foshnjën në krahë me përshkrimin, “Zot faleminderit për gjithçka që me ke dhënë mua dhe familjes time. Djali im i porsalindur, Rian McGregor”.

Superylli i UFC-së ka dy fëmijë – djalin Conor Junior, i cili mbushi katër vjet në fillim të këtij muaji dhe vajzën Croia, dy vjeçe. /arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë