Sulmuesi i AC Milanit, Hakan Çalhanogli insiston se e ardhmja e tij me klubin italian nuk varet nga Liga e Kampionëve.
Një fitore ndaj Cagliarit, i siguron Milanit pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ngase kanë rekordin në dy ndeshjet ndaj Juventusit.
Turku tha se ndihet i lumtur në këtë pikë, por e ardhmja nuk varet nga Liga e Kampionëve.
“Jam shumë i lumtur që kemi arritur në këtë pikë. Duam të jemi në Ligën e Kampionëve”.
“Gjithmonë kam thënë se doja të isha në Ligën e Kampionëve me Milanin. Sidoqoftë, e ardhmja ime nuk varet nga Liga e Kampionëve. Jam i lumtur që luaj për Milanin”.
“Në fund të edicionit, do bisedojë me Maldinin dhe Massaran për të diskutuar të ardhmen. Ata janë në krye dhe i respektojë”, deklaroi ai.
Një fitore ndaj Cagliarit, i mjafton Milanit që edicionin tjetër të jetë në Ligën e Kampionëve pas plotë tetë viteve.
E pazakontë – Kinezi varroset bashkë me Mercedesin e t...
Gjendje alarmante në Liqenin e Batllavës – mbulohet ng...
Macron kërkon rifillim të negociatave: Fola me Trumpin për h...
Mbappe: Të luash për Real Madridin, klubin më të mirë në bot...
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat pë...