Së paku 12 persona janë vrarë nga një shpërthim që ndodhi brenda një xhamie në Kabul të Afganistanit gjatë lutjeve të së premtes, thanë zyrtarët afganë.
Ferdous Faramarz, zëdhënës i policisë në kryeqytetin afgan, tha se në mesin e viktimave është edhe imami i xhamisë, ndërsa 15 persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Ai nuk e përmendi emrin e xhamisë ku ndodhi shpërthimi.
Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm. Talibanët kanë shpallur tri ditë armëpushimi për nder të festës së Fitër Bajramit, transmeton Gazeta Express.
Gjendja e sigurisë në Afganistan po vazhdon të jetë e paqëndrueshme, pavarësisht thirrjeve për paqe. Shpërthimi në xhami ndodhi pas më pak se një jave të një shpërthimi në një shkollë, ku mbetën të vrarë 80 persona, shumica nxënëse të pakicës shiite të komunitetit Hazara.
Dhuna në Afganistan është shtuar në kohën e tërheqjes së trupave amerikane nga ky shtet, që ishte një ndër kërkesat kryesore të talibanëve.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman