Ministri i shëndetësisë, Alain Berset, thotë se Zvicra do të dhurojë 3 milionë doza të vaksinës AstraZeneca që ka porositur në programin ndërkombëtar Covax të krijuar për të ndihmuar vendet e varfra.
Në total qeveria ka në dispozicion 5 milionë e gjysmë doza. Por rregullatori, Swissmedic ende nuk e ka aprovuar ilaçin.
Berset thotë se nëse jepet miratimi, AstraZeneca do të jetë vetëm një pjesë e vogël e programit të vaksinimit të vendit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Dy vaksinat aktuale që po përdoren, Moderna dhe Pfizer-BioNTech, përdorin teknologjinë mARN për të cilën shumë mjekë thonë se ofrojnë mbrojtjen më të mirë kundër varianteve të reja të mundshme.
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...