Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Gaza, në një deklaratë të bërë sot.
“Përshkallëzimi i rëndë në Izrael dhe Territorin e Pushtuar Palestinez, përfshirë rritjen e madhe të dhunës në dhe përreth Gaza-s, duhet të ndalet”, tha Borrell, raporton ATSh.
“BE është e tronditur nga numri i madh i vdekjeve dhe plagosjeve civile, përfshirë fëmijët. Përparësi duhet të jetë mbrojtja e civilëve”.
Ai tha se të gjitha përpjekjet duhet të drejtohen në shmangien e viktimave civile dhe mbështetjen e frenimit të përshkallëzimit.
“Hedhja pa kriter e raketave nga Hamas dhe grupe të tjera drejt civilëve izraelitë është e papranueshme”.
“Ndërsa njeh nevojën legjitime të Izraelit për të mbrojtur popullsinë e tij civile, kjo përgjigje duhet të jetë proporcionale dhe me përmbajtje maksimale në përdorimin e forcës”, përfundoi Borrell.
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga, sipas Marca