Diplomacia evropiane kërkon nga vendet anëtare të BE-së që të japin dritën jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pra zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare.
Letra mban datën 5 Maj dhe u kërkohet vendeve anëtare që negociatat të fillojnë sa më shpejt, pasi do të ishin një nxitje për reformat në dy vendet e Ballkanit.
“Është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur” thuhet ndër të tjera në dokument. Në dokument evidentohen reformat e arritura dhe pritshmëritë nga Shkupi dhe Tirana.
Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ritheksoi frymën pozitive pas takimit të sotëm në Këshillin e Punëve të Jashtme. “Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Evropian sot ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin.
Nevoja për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë“, shkruan komisioneri për zgjerimin. Pak ditë më parë Oliver Varhelyi vizitoi Shkupin dhe Tiranën ku shprehu edhe njëherë mbështetjen e BE-së.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...