Përleshjet mes palestinezëve dhe policisë në izraelit shpërthyen edhe natën e dytë të trazirave në Jerusalem.
Protestuesit hodhën gurë në drejtim të policisë dhe ndezën zjarre në Portën e Damaskut në Qytetin e Vjetër, ndërkaq oficerët u përgjigjen duke qëlluar me granata dhe topa uji, transmeton portal arbresh.info
Mjekët palestinezë thanë se 90 palestinezë u plagosën. Policia izraelite tha të paktën një oficer ishte lënduar.
Përleshjet vijojnë disa ditë pas trazirave për mundshme të palestinezëve nga toka e pretenduar nga kolonët hebrenj.
Të premtën më shumë se 200 palestinezë dhe të paktën 17 policë izraelitë u plagosën në përleshje pranë xhamisë Al-Aqsa, thanë punonjësit e urgjencës dhe policia.
Kompleksi i xhamisë al-Asqa në Jerusalem është një nga vendet më të respektuara të Islamit, por vendndodhja e tij është gjithashtu vendi më i shenjtë në Judaizëm, i njohur si Mali i Tempullit. Kompleksi është një pikë e shpeshtë e dhunës, por e premtja ishte ndër më të këqijat në vite.
Kuarteti i negociatorëve të Lindjes së Mesme – SHBA, BE, Rusi dhe OKB – të shtunën shprehën “shqetësim të thellë” rreth dhunës së krijuar./arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...