Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thekson se imunizimi masiv vazhdon pa ndalesa edhe në ditën e dytë të nisjes së vaksinimit masiv.
“Vetëm gjatë ditës së djeshme janë dhënë 9.123 vaksina prej të cilave 7.963 janë me dozë tv parë, ndërsa pjesa tjetër rivaksinim”, thotë Filipçe.
Ai shton se deri tani janë vaksinuar 74.076 qytetarë dhe sipas të dhënave të fundit, 25% e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një vaksinë.
“U bëj thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të paraqiten në vakcinacija.mk dhe të vaksinohen”, shkruan ministri Filipçe./Telegrafi/
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...