UEFA pritet të vendosë t’i lejojë rreth 25 mijë tifozë në stadiumin Olimpik Ataturk për finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Manchester City është finalisti i parë i këtij edicioni të garës elitare evropiane për klube dhe pret ta mësojë kundërshtarin e vet pas gjysmëfinales së sotme mes Chelseat dhe Real Madridit, raporton Gazeta Express.
Pothuajse të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon janë zhvilluar në stadiume të zbrazëta, por finalja pritet t’i ketë rreth 25 mijë spektatorë.
Manchester City, i cili arriti në finale mbrëmë për herë të parë në historinë e klubit, dhe kundërshtari i tij do t’i kenë nga 4 mijë bileta secili për tifozët e tyre për ta shikuar finalen e 29 majit nga tribunat e stadiumit Ataturk.
Një e treta e Stadiumi Olimpik Ataturk pritet të mbushet me tifozë, që nënkupton se 25 mijë tifozë do të mundë të futen brenda, sipas burimeve të The Times.
E pazakontë – Kinezi varroset bashkë me Mercedesin e t...
Gjendje alarmante në Liqenin e Batllavës – mbulohet ng...
Macron kërkon rifillim të negociatave: Fola me Trumpin për h...
Mbappe: Të luash për Real Madridin, klubin më të mirë në bot...
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat pë...