Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është duke përcjell më shqetësim ndërhyrjet e Ministrisë së Arsimit lidhur me reformën në arsimin parauniversitar në Komunën e Kamenicës.
Këshilli i Kryetarëve me këtë rast ka kërkuar zbatimin e opinionit Ligjor të Zyrës së Kryeministrit i cili i jep të drejtë Kryetarit të Kamenicës në veprimet e tija që konsiderohen ligjore.
“Në takimin e përbashkët me përfaqësuesit e Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit, zyrtarët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kryetari i Komunës së Kamenicës z. Qendron Kastrati dhe përfaqësuesit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), kanë paraqitur argumentet e tyre lidhur me ndërhyrjen që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka bërë komunave në kompetencat vetanake, sipas Ligjit mbi Vetëqeverisje Lokale, andaj opinioni Ligjor është kthyer në favor të Komunave dhe së shpejti presim edhe anulimin e U.A. (MASH) Nr. 104/2020 ana e Kryeministrit të Kosovës.
Siç dihet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në muajin shtator 2020, ka miratuar Udhëzimin Administativ nr.104/2020 për Kriteret dhe Procedurat e Themelimit dhe Pushimit të Veprimtarisë së Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, me të cilën ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të komunës të parapara me Kushtetutën e Kosovës dhe të rregulluara me Ligjin nr.03/L- 040 për Vetëqeverisjen Lokale”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
Më tej në njoftim theksohet se Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës që përfaqëson gjithë pushtetin lokal në Kosovë, kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij Udhëzimi sepse ka ndërhyrje direkte të pushtetit qendror në pushtetin lokal.
“Opinioni Ligjor i Zyrës së Kryeministrit ndër të tjera thotë: “Si përfundim, Zyra Ligjore është e mendimit se: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me rastin e nxjerrjes së Udhëzimit Administrativ nr.104/2020 nuk ka pasur bazë të mjaftueshme ligjore për marrjen e kompetencës për themelimin e institucioneve arsimore parauniversitare, por vetëm për caktimin e kritereve në bazë të të cilave, komunat, në ushtrimin e kompetencave vetanake, do të themelonin këto institucione. Kjo për arsye se themelimi dhe pushimi i veprimtarisë së institucioneve të arsimit parauniversitar nuk përcaktohet shprehimisht e as në mënyrë të nënkuptuar si fushë e përgjegjësisë apo si detyrë e MASH-it, qoftë me Rregulloren (QRK) – Nr.07/2020 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores (QRK) – Nr.06/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, apo me ligjet në fuqi”.
Andaj, Këshilli i Kryetarëve vlerëson se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe as Ministrja Nagavci nuk ka të drejtë të ndërhyjë në kompetencat e komunës në organizimin e arsimit fillor dhe të mesëm, sepse është detyrë e komunës të organizoj sistemin arsimor sipas ligjeve në fuqi, të caktojë ku janë shkollat dhe cilët janë mësimdhënësit”, thuhet në njoftim.
Këshilli i Kryetarëve ka kërkuar që ministrja e Arsimit të ndaloj këto tendenca për ndërhyrje të jashtëligjshme ndaj pushtetit lokal në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...