Në Kosovë pritet që sot të arrijnë mbi 4680 doza të vaksinës anti-Covid, Pifzer.Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Ministrisë së Shëndetësisë
Në një përgjigje për arbresh.info nga kjo zyrë u tha se këto doza janë pjesë e asistencës prej 95 000 dozave që BE i ka ndarë për Kosovën.
“Ministria e Shëndetësisë pret qe gjate ditës se sotme te arrijnë 4680 doza te Pfizer ne Kosove. Këto janë pjese e asistencës prej 95 000 dozave te vaksinës kundër COVID-19 qe BE i ka ndare për Kosovën”, thuhet në përgjigje.
Tutje, aty thuhej se “Vaksinimi do te vazhdoje se pari me vaksinimin e personelit shëndetësor qe për arsye te ndryshme nuk ka mundur te vaksinohet ne fazën e pare, për te vazhduar pastaj me dozat e tjera qe pritet te arrijnë me vaksinimin e kategorisë me sëmundje kronike me te theksuara tek personat e moshuar dhe me radhe sipas kategorive siç i parasheh Plani i vaksinimit kundër COVID-19”.
Siç ka deklaruar më parë ministri i Shëndetësisë një kontingjent më i madh i dozave në Kosovë prite të arrijë më gjatë muajit maj. /arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...