Aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e hënë në fshatin Vërrnicë të Mitrovicës, shkruan arbresh.info.
Policia njofton se drejtuesi mashkull derisa ishte duke trajtuar traktorin dyshohet se ka humbur kontrollin duke u rrokullisur, ku pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
“Fsh. Vërrnicë, Mitrovicë 03.05.2021-15:40. Ka ndodhur një (vet)aksident në të cilin ka qenë përfshirë një traktor. Drejtuesi mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...