Parlamenti Evropian është institucioni i vetëm që e njeh flamurin e Kosovës.
Në vizitën dy ditore të kryeministrit Albin Kurti në Bruksel dhe në takimet zyrtare që ka pasur me përfaqësuesit e institucioneve evropiane, vetëm Parlamenti Evropian ka shfaqur flamurin e Kosovës në prapavijë në takimin mes Presidentit të PE-së, David Sassoli dhe kryeministrit Albin Kurti.
Arsyeja e këtij qëndrimi janë pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Por në takimin që ka pasur kryeministri Kurti në Parlamentin Evropian, ky institucion ka shfaqur flamurin e Kosovës në prapavijë.
Ndryshe kryeministri Kurti sot kthehet në Prishtinë, pas takimeve që ka pasur në Bruksel./arbresh.info/


Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë