Ish-Presidenti amerikan Donald Trump i ka vazhduar kritikat ndaj udhëheqësit të republikanëve në Senat, Mitch McConnell duke thënë të enjten se do të ishte në interes të republikanëve të gjenin një udhëheqës të ri nëse duan të sigurojnë kontrollin e Senatit në 2022.
Zoti Trump u hodh në sulmin e fundit gjatë një interviste me kanalin Fox Business Network, kur gazetari e pyeti për zgjedhjet e 2022 për Kongres që do të vendosin kush do të kontrollojë dy Dhomat.
“Na duhet një udhëheqje e mirë. Mitch McConnell nuk ka bërë punë të mirë. Mendoj se duhet zëvendësuar,” tha ish-presidenti.
I pyetur në lidhje me komentet e zotit Trump, Senatori McConnell tha për kanalin Fox News: “Po shohim nga e ardhmja, jo e kaluara”.
Senatori nga Kentaki ka konkurruar që nga 2007 pa rivalë për rolin e udhëheqësit të republikanëve në Senat.
Konflikti mes ish-presidentit dhe zotit McConnell mund të ndërlikojë sfidat për republikanët kur të përpiqen të fitojnë zgjedhjet e 2022 për Kongres, pasi mund të përçajë bazën mes besnikëve të zotit Trump dhe atyre të zotit McConnell./voa/
Një tjetër arritje historike/Policia e parë e graduar e Koso...
Policia arreston të dyshuarin për krime lufte në Aeroportin ...
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...
Policia e Kosovës shpallë konkurs pune për disa pozita
Ferit Idrizi sot zyrtarisht merr detyrën e kryetarit të Vush...
Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës