Neymari ka këmbëngulur se Paris Saint-Germain mund të rikthehet për ta arritur finalen e Ligës së Kampionëve, pas humbjes 2:1 kundër Manchester City në ndeshjen e parë gjysmëfinale të mërkurën.
Marquinhos e kaloi PSG-në në epërsi herët në pjesën e parë, por City u përmirësua dukshëm në pjesën e dytë dhe e barazoi rezultatin përmes Kevin De Bruyne, harkimi i të cilit i la shtangur të gjithë, përfshirë portierin Keylor Navas, transmeton Gazeta Express.
Riyad Mahrez pastaj e shfrytëzoi një hapësirë në murin e PSG-së për ta depërtuar topin nga gjuajtja e lirë e përtej Navasit, duke ia siguruar Cityt një epërsi prej 2:1 para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme.
PSG-ja mbeti me 10 lojtarë në fushë në pjesën e dytë, po ashtu, pasi Idrissa Gueye u përjashtua direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të fëlliqur ndaj Ilkay Gundoganit.
Neymar dhe Mbappe hasën në shumë vështirësi për ta thyer mbrojtën e City dhe tani PSG-ja duhet ta mposhtë skuadrën angleze patjetër javën e ardhshme në Etihad për ta arritur finalen e Ligës së Kampionëve.
“E humbëm betejën por lufta vazhdon”, shkroi Neymari në rrjetet sociale.
“Unë besoj në ekipin tim, unë besoj se mund të luamë më mirë seç luajtëm sot. Forca Paris. 1% fat, 99% besim”, shtoi ai.
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...
Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit ...
Trump paralajmëron Iranin: Do të goditim me një forcë që s’ë...
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...