Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës së Dibrës.
Policia njofton se një 26-vjeçar ka goditur me thikë vëllanë e tij 23-vjeçar dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.
“Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26-vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllanë e tij shtetasin B. T., 23-vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes”, njofton policia. /TCH/
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin
KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite regjistrimi i një partie t...