Gjatë ditës së djeshme në rrethana tragjike ka ndërruar jetë oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Skender Hajdari.
Sipas informacioneve të para, nënkoloneli nga Mitrovica dyshohet se është vetëplagosur dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në QKUK.
Atij do t’i jepet lamtumira e fundit në ora 18:00 në varrezat në Shipol -Komuna e Mitrovicës, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. Por fillimisht do të ketë homazhe nga njësitë e FSK-së.
“Homazhet do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot në ora 12:30, homazhe do të mbahen edhe në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë nga ora 15:00-16:00”, thuhet në njoftim.
“Skender Hajdari ka lindur më fshatin Zjaqë, Komuna e Podujevës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së Brigada 141 “Mehë Uka” e Zonën Operative të Shalës, pas transformimit ka shërbyer në Trupat e Mbrojtëse të Kosovës zona e Katërt e Mbrojtjes , dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra dhe pozita të larta në Shtabin e Përgjithshëm dhe tani ishte me shërbim në Ministrinë e Mbrojtjes.
Pas vetës la bashkëshorten dhe tre fëmijë dy vajza dhe një djal”, njofton Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së./arbresh.info/

Ambasada e SHBA-së vlerëson si sukses të madh operacionin e ...
Nesër varroset 12-vjeçarja që ndërroi jetë në Spitalin e Pri...
“A i meritoj?” – Heroi i Bondit merr donacione prej 2.5 mili...
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj...
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin