Presidenti amerikan, Joe Biden kishte deklaruar ditë më parë se do të ndihmojë vendet e varfra në luftën kundër pandemisë.
I pari i Shteteve të Bashkuara kishte thënë se sapo të ketë vaksina të mjaftueshme në disponim, ato do t’i ndajë me vendet tjera.
Së fundi, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Andy Slavitt ka deklaruar se SHBA-të do të shpërndajnë për vendet tjera 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca.
Slavitt pohon se aktualisht për momentin shteti amerikan nuk i ka dozat dhe se po punon për sigurimin e tyre.
Ndryshe, Biden i kishte konfirmuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit se do ta ndihmojë vendin tonë me vaksinat kundër coronavirusit./arbresh.info/
BREAKING: U.S. to release 60 million Astra Zeneca doses to other countries as they become available.
— Andy Slavitt (@aslavitt46) April 26, 2021
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson