Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bisedoi me ambasadorin Philip Reeker, U.D. i ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, i cili e uroi atë për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.
Ambasadori Reeker theksoi se raportet e SHBA-ve me Kosovën janë të bazuara në vlerat demokratike dhe qëllimet e përbashkëta. Më tej, ambasadori Reeker rikonfirmoi interesimin e Presidentit Biden për të mbështetur Kosovën drejt zhvillimit dhe zbatimit të reformave të nevojshme. Po ashtu, ambasadori Reeker potencoi angazhimin e SHBA-ve për të mbështetur shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Presidentja Osmani nënvizoi se partneriteti me SHBA-të është jetik për realizimin e prioriteteve të institucioneve të Kosovës në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës, si dhe zbatimin e reformave te brendshme që do të shtonin punësimin dhe do të luftonin në mënyrë efikase korrupsionin.
Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, ambasadori Reeker theksoi se SHBA-të inkurajojnë palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt arritjes së marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, e cila do të rezultonte në njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e përmirësimit cilësor të procesit të dialogut që bazohet në paprekshmërinë e territorit të Kosovës dhe karakterin unitar të shtetit e që i kontribuon paqes dhe prosperitetit në rajon. Presidentja Osmani theksoi se për Kosovën, ndriçimi i fatit të të pagjeturve mbetet prioritet të cilin institucionet synojnë ta shtyjnë përpara dhe për këtë kërkoi përkrahjen e SHBA-ve./arbresh.info/

Nagip Krasniqi sot del para Gjykatës
Përfshihen nga flakët dy vetura në Vlorë
Kuvajti ndalon disa dronë iranianë
Shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme
Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegr...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...