Në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, mbrëmë ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut, nga ora 18:30 kanë realizuar kontroll në komunën e Ferizajt dhe të Kaçanikut.
“Në kuadër të këtij aksioni, janë kontrolluar 70 lokale, ku inspektorët e AUV-ut kanë shqiptuar 33 gjoba dhe kanë mbyllur një lokal, ndërsa janë shqiptuar nga policia edhe 49 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat Covid-19, (mosbajtje të maskës, mosmbajtje të distancës dhe mosrespektim të orarit të lëvizjes.)
Aksioni i përbashkët i policisë dhe inspektorëve ka vazhduar deri në ora 01:30 të datës 25.04.2021.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të Qeverisës së Rrepublikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

Nis takimi i kryeparlamentarëve Haxhiu e Peleshi
Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon pre...
Arteta pas fitores ndaj Chelsea-s: Fitore e madhe
Transferoi 70 mijë euro përmes bankës, Prokuroria i ngre akt...
330 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes – po...
Begaj: Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm hi...