Atyre që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusi nga prodhuesi AstraZeneka, Norvegjia do t’u ofrojë vaksinat e dyta nga ndonjë kompani tjetër, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Norvegjia pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZenecka më 11 mars pasi një numër i vogël i të rinjve u shtruan në spital për shkak të një kombinimi të mpiksjes së gjakut, gjakderdhjes dhe një numri të vogël të trombociteve, disa prej të cilëve më vonë vdiqën, transmeton portali arbresh.info
Reuters raporton se tani Norvegjia është duke pritur për raportin e komisionit të caktuar nga qeveria, i cili do të botohet me 10 maj dhe aty pritet të vendoset nëse vaksinimi me AstraZeneka do të vazhdojë.
Megjithatë, ky vendim do të vijë shumë vonë për disa njerëz që morën dozën e parë të kësaj vaksine, sipas agjencisë.
“Popullata ka nevojë për sqarime në doza të tjera përpara se komisioni qeveritar të paraqesë një raport dhe ne kemi vendosur që atyre që morën dozën e parë të vaksinës AstraZenek do t’u ofrohen doza të tjera të vaksinave të zhvilluara nga Pfizer dhe Biontek dhe Moderna,” tha Ministri i Shëndetësisë, Bent Haye.
Rreth 135,000 njerëz, kryesisht punëtorë shëndetësorë, kanë marrë vaksinën AstraZeneka, përpara se të pezullohej përdorimi i saj.
Norvegjia i është bashkuar një numer vendesh që kanë vendosur për pezullimin e vaksinës AstraZeneka. Të njejtin vendim kanë marrë edhe Danimarka, Finlanda, Franca dhe Gjermania./arbresh.info/
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...