Kryeministri i Katarit, Khalid Bin Khalifa Bin Abdulaziz Al-Thani, përmes një letre ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për marrjen e detyrës, shkruan arbresh.info.
Urimi vijon si më poshtë:
“Në emër të Qeverisë të Shtetit të Katarit dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ua shpreh, me rastin e zgjedhjes tuaj si Kryeministër i Kosovës, përgëzimet tona më të sinqerta, së bashku me urimet tona më të mira për mirëqenie dhe sukses për Shkëlqesinë Tuaj si dhe për zhvillim dhe përparim të mëtejshëm për vendin tuaj.
Me konsideratën time më të lartë,
Khalid Bin Khalifa Bin Ahdulaziz Al-Thani
Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm
i Shtetit të Katarit”/arbresh.info/

Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C