Fatmir Spahiu reagoi lidhur me vonesën e sigurimit të vaksinave anti-Covid në Kosovë.
“Duke e parë që vaksinimi në masë në Kosovë është punë e largët, është mirë ne me i dhënë zor secili për veti, kush kah të mundet”, shkruan Spahiu në Facebook.
Kosova është vonuar në sigurimin e vaksinave, andaj një numër shumë i vogël i qytetarëve kanë arritur të vaksinohen deri më tani.
Me anë të një postimi të gjatë, Bufi ka marrë shembull shtetet e rajonit lidhur me vaksinat.
“Po shihet që vaksina në Kosovë është shumë e vonuar. I tërë rajoni është para nesh. Mos të flasim për Serbinë që ka nisur të bëjë edhe turizëm shëndetësor, e ku oferta brenda saj ka edhe vaksinën Pfizer. Duke e parë që vaksinimi në masë në Kosovë është punë e largët, është mirë ne me i dhënë zor secili për veti, kush kah të mundet. Vdekja e personave të ri në moshë është shqetësuese. Edhe pse unë dhe familja ime e kemi kaluar një herë, me dëshirë do ta merrja vaksinën kudo”, ka shkruar Spahiu në Facebook./arbresh.info/
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...