Policia e kantonit St.Gallen ka arrestuar gjashtë persona gjatë një inspektimi pune në St.Margrethen dhe Widnau.
Të akuzuarit janë shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës të cilët kanë punuar në të njëjtën kompani ngjyrosjeje. Asnjë prej tyre nuk kishte leje pune.
Gjatë kontrollit në një kantier u gjetën tre punëtorë dhe pronari i biznesit, një burrë 43-vjeçar, shkruan fm1today. Dy punonjës të tjerë nga e njëjta kompani janë gjetur duke punuar në një deponi zhavori në Widnau, transmeton albinfo.ch.
Burrat midis moshës 25 dhe 53 vjeç nuk kishin lejet e nevojshme të punës të vlefshme në Zvicër. Autoritetet konstatuan se madje as vetë pronari i biznesit nuk kishte leje pune dhe as leje qëndrimi në Zvicër.
Të gjashtë personat janë arrestuar.
Zyra e migracionit e kantonit St.Gallen urdhëroi që pesë punëtorët e kompanisë së ngjyrosjes të dëbohen, transmeton albinfo.ch. Ndërsa pronari i biznesit, i cili kishte një leje qëndrimi të Gjermanisë, ka marrë urdhrin për tu larguar nga Zvicra.
Të gjithë të dyshuarit raportohen tek prokurori publik i kantonit të St.Gallenit.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...