Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se janë ndjerë të befasuar nga qëndrimi i LDK-së për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Ai mendon se për këtë mbështetje, pati marrëveshje paraprake për zgjedhjet lokale, mes LDK-së e Vjosa Osmanit.
”Besa na ka habitur qëndrimi i kolegëve tanë opozitar i LDK-së. Që pa ndonjë kusht, pa ndonjë arsye, po sigurisht me ndonjë marrëveshje për zgjedhje lokale apo ndonjë marrëveshje të fshehtë vendosën ta mbështesin pushtetin absolut të Albin Kurtit”, tha Hoxhaj.
Ai thotë se kanë pritur koordinim nga LDK-ja për krijimin e një kulture të re politike ku presidenti zgjidhet në mënyrë të re konsensuale
”LDK ka marrëveshje me zonjën Osmani. Ne mendojmë kështu. Ne kemi pritur që partitë politike opozitare mund të koordinohen. Kemi pritur që LDK do duhej të koordinohej së bashku me ne dhe AAK-në, për krijimin e një kulture të re politike ku presidenti zgjidhet në mënyrë të re konsensuale”, tha ai në Rubikon.
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin
KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite regjistrimi i një partie t...
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...