OBRM-PDUKM sot reagoi në lidhje me numrat e sotëm të të vdekurve dhe rasteve të reja me COVID-19.
“Sërish rekord i ri në Maqedoni, në statistikën e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë thotë se ka pasur 39 të vdekur. Bëhet fjalë për 39 familje, ndërsa paaftësia e Filipçes dhe Zaevit kushton jetë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se ministri Filipçe do të mbahet si njeriu që varrosi qytetarët dhe se ai parashikoi se nuk do të ketë 2.000 të infektuar, ndërsa tani, siç shprehen nga kj parti, ka 4.600 të vdekur nga coronavirusi.
“Kjo është rezultat i paaftësisë që të organizohet sistemi shëndetësor. Është rezultat i paaftësisë që të marrin në kohë dhe mjaftueshëm vaksina. Filipçe jo vetëm që duhet të ikë, Filipçe edhe do të japë përgjegjësi”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...