Teksa kanë mbetur vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, presidenti shqiptar Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që para se të nisen drejt qendrave të votimit së pari t’i verifikojnë ato.
Në një shkrim që ka bërë në Facebook, kreu i shtetit ka paralajmëruar të “fortët” që të mos bëjnë presione për blerje votash pasi do t’i sekuestrohen edhe pulat.
“Të gjithë qytetarët të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe me qetësi dhe vendosmëri të nisen drejt kutive të votimit në këto zgjedhje historike për vendin dhe kombin tonë për 100 vitet e ardhshme. Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e ‘Rilindjes’ dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe llogaridhënien. Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë. Të gjithë ju ‘të fortë’, që po përdoreni nga pushteti kriminal për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t’ua sekuestrojmë! Kush prek votën e 25 prillit ka sulmuar sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë dhe do trajtohet si armik i Republikës dhe Kushtetutës!”, shkruan Meta.
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...