Princi Harry i ka dërguar një letër babait të tij, Charles, ku i shprehte keqardhjen për dhimbjen që po përjetonte trashëgimtari i fronit anglez, teksa Princi Philip ishte duke luftuar për jetën e tij. Sipas mediave britanike, letra ishte shkruar dhe dërguar para se Duka i Sussex të largohej nga Shtetet e Bashkuara për në Britani, për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij.
Ishte një “letër thellësisht personale”, sipas Mirror, në të cilën Princi Harry u përpoq të ndërtonte ura komunikimi me babain e tij, por plagët që ai shkaktoi nuk janë shëruar ende. Charles mbetet “thellësisht i lënduar” nga intervista e Harrit për Oprah Winfrey, kur Duka i Edinburgut ishte në ditët e tij të fundit. Ajo që e goditi më shumë ishte pretendimi nga Duka i Sussex dhe gruaja e tij, Megan, për racizëm ndaj foshnjës që do të vinte në jetë.
Sipas një burimi pranë familjes mbretërore, Harry “shkroi letrën drejtuar babait të tij duke u përpjekur të shpjegonte situatën, por tensioni mbetet i lartë dhe gjërat nuk kanë shkuar siç ishin planifikuar” nga Duka i Sussex.
Harry nuk priste që gjithçka të kthehej në normalitet, shpejgon burimi, por ndjenja e tij pasi u takua përsëri me familjen, ishte se do të duhej kohë e gjatë për rikuperuar këtë marrëdhënie. Nëse kjo është më e lehtë apo më e vështirë, duke jetuar në anën tjetër të botës mbetet për t’u parë.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...