Kosova ka rënë sivjet për tetë pozita më poshtë sesa vitin e kaluar, sipas raportit të Reporterëve pa Kufij, sa i takon lirisë së medieve në botë.
Kosova hyn në grupin e vendeve me situatë problematike të lirisë së shtypit, duke u renditur e 78-ta.
Nga vendet e rajonit, Bosnje-Hercegovina është renditur e 58-a në listë, Maqedonia e Veriut 90, Serbia 93 dhe Mali i Zi 104.
Në raportin e vitit 2021 është thënë se gazetaria – vaksina kryesore kundër dezinformatave – është plotësisht apo pjesërisht e bllokuar në 73 për qind të 180 vendeve që përfshin organizata në listën e saj.
Indeksi për lirinë e mediave në botë, i cili mat kufizimet në qasjen ndaj informimit dhe pengesat në mbulim të lajmeve, konfirmon përpjekjet dhe masat për ta bllokuar gazetarinë.
“Ky tregues flet për përkeqësim dramatik”, është thënë në raport.
Mes tjerash në raport përmendet se pandemia e coronavirusit është shfrytëzuar për të bllokuar qasjen e gazetarëve në burime të informacionit dhe raportimit në teren.
“Gazetaria është vaksina më e mirë kundër dezinformimit”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Reporterëve të Kufij, Christophe Deloire, raporton Rel.
“Mirëpo fatkeqësisht prodhimi dhe shpërndarja e informacionit bllokohet nga faktorë politikë, ekonomikë, teknologjikë dhe ndonjëherë edhe kulturorë. Si përgjigje ndaj përhapjes së dezinformatave edhe jashtë kufijve, në platforma digjitale dhe rrjete sociale, gazetaria është mënyra e vetme për të siguruar se debati publik bazohet në një mori faktesh të vërtetuara”.
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha e bronztë në Europian Open 2...