Qentë endacak po vazhdojnë të jenë shqetësim dhe një ndër probleme kryesore për qytetarët e komunës së Pejës.
Aktivisti i shoqërisë civile, Gazmir Razi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton arbresh.info
E sipas Racit arsyeja pse qytetarët e Pejës po vazhdojnë të përballën me këtë problem është si pasojë e mbylljes së strehimores së qenve endacakë në Pejë, para disa vitesh.
“Mbyllja e strehimores së qenve endacakë në Pejë para pak vitesh ka bërë që sot qentë endacakë të jenë njëri ndër problemet kryesore që i shqetëson qytetarët e komunës së Pejës.”
Raci konsideron se rihapja e kësaj strehimore do të duhej të ishte preokupimi i pushtetit lokal, pasi që do të ulej numri i qenve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
“Rihapja e kësaj strehimore do të duhej të ishte preokupim i pushtetit lokal, sepse do ta ulte numrin e qenve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.”
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Mbyllja e strehimores së qenve endacakë në Pejë para pak vitesh ka bërë që sot qentë endacakë të jenë njëri ndër…
Posted by Gazmir Raci on Saturday, April 17, 2021
Mbyllja e strehimores së qenve endacakë në Pejë para pak vitesh ka bërë që sot qentë endacakë të jenë njëri ndër problemet kryesore që i shqetëson qytetarët e komunës së Pejës.
Rihapja e kësaj strehimore do të duhej të ishte preokupim i pushtetit lokal, sepse do ta ulte numrin e qenve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Grumbullimi i qenve në një strehimore të tillë, ku ofrohen kushtet optimale është e domosdoshme, pasiqë vrasja e qenve endacakë nuk është zgjidhja adekuate.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër