Kryeprokurori Ljubomir Joveski për “Telma” tha se Prokuroria po monitoron nga afër procesin e ndërtimit të ndërtesave shumëkatëshe në qendër të Shkupit.
Joveski pretendon që nëse Prokuroria gjykon se ka elemente kriminale në ndonjë pjesë të këtij procesi, procedurat penale do të fillojnë menjëherë kundër çdo subjekti.
“Prokuroria monitoron ngjarjen me ndërtesat shumëkatëshe dhe nga ai aspekt vlerëson nëse ekzistojnë elementë të një krimi. Nëse zbulojmë për veprimet e personave të përfshirë në këtë ngjarje ose në pjesën e planit urban, në sjelljen e atyre planeve ose në organizatat që bëjnë planet, nuk do të hezitojmë të hapim procedurë të përshtatshme”, tha Joveski .
Prokurori publik nuk dëshironte të komentonte më tej mbi rastin, duke shtuar se prokurorisë i duhen informacione të caktuara për të vlerësuar nëse ekzistojnë elementë të ndonjë krimi.
“Kur të vlerësojmë se ekziston një krim, ne do të hapim një procedurë”, tha Joveski./zhurnal/
Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se biseduan për Bordin e...
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...
PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativë...
9 nga 51 të intervistuarit ndalohen për “manipulim të votave...
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...