Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësues të komunitetit boshnjak, që i përkasin subjektit politik parlamentar VAKAT, në krye me Rasim Demirin.
Ata e kanë uruar Konjufca për detyrën e re, si dhe janë shprehur mirënjohës për përfshirjen e tyre në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
“Krerët e koalicionit VAKAT kanë shfaqur si shqetësim kriteret e ashpra të regjimit të vizave, që Republika Federale e Bosnje Heregovinës vazhdon t’i aplikojë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe komunitetin boshnjak të Kosovës. Ata theksuan se kufizimet e tilla janë të padrejta, johumane dhe cenojnë të drejtën e lëvizjes së lirë të njerëzve, dhe se pengesat e tilla ndodhin për shkak të qëndrimeve të Republikës Serbe, një entitet i krijuar mbi masakra e gjenocid brenda territorit të Bosnje Hercegovinës”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit, krerët e koalicionit VAKAT kanë ngritur edhe çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës të një rezolute nëpërmjet të së cilës do të dënohej gjenocidi i Serbisë në Srebrenicë.
Kryekuvendari Glauk Konjufca falënderoi përfqasësuesit e koalicionit VAKAT dhe shprehu mbështetje për çështjet e ngritura, si dhe përkrahje të gjithanshme për komunitetin boshnjak të Kosovës./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit