Turqia beson se mosmarrëveshjet me Greqinë mund të zgjidhen përmes dialogut konstruktiv, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij grek Nikos Dendias, Çavuşoğlu tha se faktet e kryera dhe retorika provokuese duhet të shmangen në marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Është në dobi tonë që pakicat në dy vendet të jetojnë në paqe. Kjo do të ketë reflektime pozitive”, theksoi shefi i diplomacisë turke.
Duke iu referuar pakicës turke në Trakinë Perëndimore, Çavuşoğlu theksoi: “Nëse ata thonë se janë turq, ata janë turq. Ju duhet ta pranoni këtë”.
Ai vuri në dukje se Ankaraja është e aftë të mbrojë të drejtat e Turqisë dhe turqve qipriotë në Mesdheun Lindor.
Nga ana tjetër, Dendias tha se vendi i tij dhe Turqia mund të krijojnë një agjendë pozitive në fushën e ekonomisë.
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britani...
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...
Alarm për bomba në shkollat e Tetovës