Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë që qytetarët e Kosovës janë shumë të pakënaqur me nivelin e lartë të korrupsionit.
“Është e qartë dhe mbani në mend, kam jetuar në Kosovë herë pas here pothuajse 20 vjet që qytetarët janë shumë të pakënaqur me atë që e shohin si nivel të lartë të korrupsionit. Janë shumë dyshues ndaj disa njerëzve që përgjatë viteve mund të kenë përfituar padrejtësisht nga pozita e tyre”.
Kosnett në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova, tha që beson se në Kosovë ka vullnet të fortë për t’i dhënë fund këtij lloji të korrupsionit.
“Njëkohësisht, është shumë me rëndësi që çdo veprim për të hetuar pasurinë e pajustifikueshme të njerëzve të bëhet në pajtim me ligjin, që të ketë proces të drejtë dhe të ketë neutralitet politik”.
“Njerëzit që i marrin vendimet për hetimin e pasurisë së pajustifikueshme nuk duhet të bëjnë këtë me motivime politike. Pra, policia, prokuroria, të tjerët që mund të jenë të përfshirë duhet të jenë plotësisht neutralë në këtë.
“Por, do të them se ka njerëz që me siguri do të ishin shumë të lumtur nëse hetimet e tilla nuk bëhen. Mendoj se vendi meriton më shumë se aq dhe mendoj se kjo është fushë ku opozita nuk duhet të jetë vetëm obstruksioniste dhe të thotë “Jo”, por do të duhej të thonë “të gjejmë mënyrë për të pasur ligje dhe procese që janë të drejta, që i mbrojnë të drejtat e individëve, si dhe të drejtat e qytetarëve të vendit”, u shpreh ai.
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...