Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes.
Ambasadorja Gomes e uroi Bislimin për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e Luksemburgut që të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën dhe qeverinë e re, me synimin pēr përforcimin e partneritetit midis dy shteteve, transmeton arbresh.info
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren Gomes për vizitën dhe shprehu falënderime për përkrahjen e deritanishme të Luksemburgut në Kosovë, në projekte të fushave të ndryshme, të cilat janë njëherësh edhe fusha prioritare të qeverisë së re.
Veç tjerash, ambasadorja Gomes dhe zëvendëskryeministri Bislimi diskutuan edhe për integrimet evropiane, si një ndër fushat e fokusit të Luksemburgut në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadoren rreth hapave të shpejtë që po ndërmirren për krijimin e strukturave, që do të sigurojnë implementim sa më të mirë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, e qē do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së., thuhet në komunikatën e lëshuar për media./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar