Policia e Kosovës po vazhdon me monitorimin e respektimit të masave anti-Covid.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur për angazhimin e e patrullave policore në tërë vendin tonë, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës edhe sot, më 14 prill 2021, ka vazhduar me angazhime në drejtim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, gjegjësisht në realizimin e planit operativ dhe vendimeve të institucioneve rreth realizimit të masave për parandalim të Covid 19.
Siç njofton Policia, patrullat policore janë të angazhuara në tërë territorin e vendit 24/7.
“Patrullat policore janë duke ndërmarrë veprime, sanksione bazuar në Ligjin AntiCovid 19 edhe pse ndëshkimet nuk janë mjeti kryesor, ato do të përdorën në rastet që parasheh ligji. Por, me këtë rast edhe një herë, ashtu si institucionet shëndetësore dhe jo vetëm, apelojmë, kërkojmë që të respektohen masat: maska, distanca, higjiena, kufizimi i kohës së lëvizjes, pra të gjitha ato masa që janë ndërmarrë nga institucionet e vendit, në interes të shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.
Ndryshe, masat e reja kufizuese kanë hyrë në fuqi më 7 prill dhe do të zgjasin deri më 18 prill. Me masat e reja është e kufizuar lëvizja e qytetarëve si dhe sektori i gastronomisë dhe qendrat tregtare nuk lejohen të punojnë.
Vazhdojnë angazhimet policore në parandalim të përhapjes së pandemisë
Policia e Kosovës edhe sot, më 14 prill 2021, ka…
Posted by Kosovo Police on Wednesday, April 14, 2021
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...