Edon Zhegrova pjesë e formacionit të javës së 28 në Superligën Zvicerane

16:02 | 12 Prill 2021
M. A.

Edon Zhegrova ka arritur të siguroj një vend në formacionin e javës së 28, pas paraqitjes së tij të mirë në ndeshjen e fundit kundër Luzernit.

Zhegrova e startoi ndeshjen dhe në minutën ’18 dhe ’22 arriti të shënoj për fitoren e Basel, bëhet e ditur në faqen zyrtare të Superligës Zvicerane.

Edon Zhegrova ka 4 gola të shënuara në kuadër të kësaj superlige.

 

Shpërndaje në rrjete sociale