Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck.
Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës përgjatë shtetndërtimit. Ajo i ka vlerësuar të shkëlqyera raportet mes të dy vendeve.
Gjatë takimit është diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Lidhur me agjendën evropiane në përgjithësi, ambasadorja Hernmarck ka shprehur përkushtimin e shtetit të saj për të përkrahur proceset e rëndësishme për qytetarët e Kosovës.
Gjithashtu u diskutua edhe për angazhimet që duhet të ndërmerren për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ndërkaq menaxhimi i pandemisë është parë si prioritet, dhe ministrja Gërvalla ka nënvizuar nevojën për ndihmë, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të vaksinohen në një periudhë sa më të shpejtë kohore./arbresh.info/
Dëmtimi i Mbappes trondit Real Madridin, rrezikon fundin e s...
“Do t’ua prish planet dhe do ta trondis botën këtë korrik në...
Antony Joshua rikthehet në ring, do të përballet me shqiptar...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Aksident zinxhiror në Librazhd, një i vdekur dhe 6 të plagos...
KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lo...