Dy mijë vaksina kineze në formë të donacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të arrijnë sot në Maqedoninë e Veriut, kështu paralajmëroi ministri i Shëndetësisë në vend, Venko Filipçe, duke shtuar se që nga muaji shkurt është marrë vesh për këtë donacion, shkruan Portalb.mk.
Filipçe sot potencoi se këto vaksina kineze do të përdoren për vaksinimin masiv i cili tashmë ka filluar, ndërkaq me ata do të vaksinohen grupet të cilat do ta kenë radhën sipas planit strategjik për vaksinim.
“Sot do të arrijë një donacion me vaksina kineze. Dy mijë, që do të arrijnë në Aeroportin e Sofjes, ndërsa gjatë ditës do të mbërrijnë në vendin tonë. Kemi organizuar transportin. Tashmë automjeti është nisur për në Sofje”, tha ministri Filipçe.
Ministri Filipçe në mes të tjerash potencoi se deri tani janë vaksinuar grupet e rrezikuara të qytetarëve, numri i të cilëve është 25 mijë, ai shtoi se vaksinimi do të vazhdojë me të moshuarit, të cilët do të marrin dozat e ngelurat të Sputnik.
“Rreth 25 mijë qytetarë deri tani janë vaksinuar, nesër përfundon vaksinimi i të punësuarve në infrastrukturën kritike, nga e mërkura vaksinat e ngelura nga 29 mijë vaksinat Sputnik do të ndahen për të moshuarit. Në punktet e vaksinimit ku edhe janë vaksinuar” tha Filipçe.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...