Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga zv/kryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim J. Musliu, për zgjedhjen e tij kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në letrën e tij drejtuar Konjufcës, Musliu kërkon edhe përkrahje për mirëqenien e qytetarëve të Luginës, për një jetë më të mirë në ato treva shqiptare.
“Statusi politik i shqiptarëve të Luginës, të drejtat e njeriut dhe përdorimi i simboleve kombëtare, diskriminimi etnik nga Beogradi zyrtar, pasivizimi i qytetarëve shqiptarë, pastaj problemet me jetën e përditshme në një vend si Lugina, janë temat kryesore me të cilat do të duhet të bashkërendohemi e të bashkëkoordinohemi për t`i dhënë zgjidhje këtyre problematikave nga i cili varet fati i shqiptarëve të trevës sonë. Sigurisht se është një sfidë e veçantë, por që ka peshë dhe përgjegjësi”, thuhet ndër të tjera në letër -urimin e Musliut drejtuar Konjufcës./arbresh.info/
Letra e plotë:

“I nderuar Shkëlqesia Juaj, z. Glauk Konjufca,
Me kënaqësi e mirëprita zgjedhjen tuaj si Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe për këtë pranoni urimet e mia më të përzemërta. Dhe në fillim të uroj shëndet e njëkohësisht shumë suksese në sfidat që i keni përpara për të ardhmen e Kosovës, atdheut tonë të përbashkët.
Vërtet është një përgjegjësi dhe një detyrë e jashtëzakonshme, në një kohë të pazakontë kur Ju po e merrni detyrën, dhe që Republika në vazhdimësi është duke u përballur me shtetndërtimin, sovranitetin dhe stabilitetin politik në nivel vendi por edhe në rrafshin ndërkombëtar. Dhe në këtë mënyrë do t`ju duhet shumë punë, strategji e qëllime të përbashkëta për të patur një Kosovë të fortë e demokratike.
Statusi politik i shqiptarëve të Luginës, të drejtat e njeriut dhe përdorimi i simboleve kombëtare, diskriminimi etnik nga Beogradi zyrtar, pasivizimi i qytetarëve shqiptarë, pastaj problemet me jetën e përditshme në një vend si Lugina, janë temat kryesore me të cilat do të duhet të bashkërendohemi e të bashkëkoordinohemi për t`i dhënë zgjidhje këtyre problematikave nga i cili varet fati i shqiptarëve të trevës sonë. Sigurisht se është një sfidë e veçantë, por që ka peshë dhe përgjegjësi,
Dhe jam mese i bindur se Ju e njihni mirë realitetin tonë dhe për këtë uroj që lidhjet tona të forcohen e në këtë formë të përdorni autoritetin Tuaj për mirëqenien e qytetarëve të Luginës, për një jetë më të mirë në këtë vend e në këtë tokë.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...