Arkeologët në Egjipt bëjnë me dije se kanë zbuluar kohët e fundit “qytetin e artë” i humbur prej 3500 vitesh. Ky qytet është themeluar nga gjyqi i faraonit Tutankhamun dhe konsiderohet si një prej zbulimeve më të mëdha që nga gjetja e varrit të “mbretit fëmijë” rreth një shekull më parë.
Qyteti i njohur me emrin Aten, u ndërtua nga mbreti Amenhotep III i cili sundoi rreth vitit 1390 para Krishtit dhe më pas u përdor nga Tutankhamun.
Vendbanimet u zbuluan në jug të qytetit të Luksorit dhe konsiderohet si një ndër qytetet më të mëdha të vjetra. Ai është i pajisur me disa lagje, rrugë dhe një sistem mbrojtës.
Gjatë gërmimeve u gjetën furra bukë, dyqane, si dhe bizhuteri dhe vazo të ndryshme. Ekipi i arkeologëve në fillim mendoi se ra në gjurmët e tempullit ku u mumifikua Tutankhamun për të zbuluar më pas se kishte gjetur diçka shumë herë më të madhe./Express/
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...