Sot (e enjte) do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në EBC Ligën e Femrave, ku do të përballen top-katërshja e elitës së femrave dhe priten ndeshje mjaft interesante.
Bashkimi, që përfundoi garat e rregullta në pozitën e parë me 18 fitore dhe dy humbje, do të ndeshet me Vëllaznimin, që përfundoi garat në vendin e katërt me 12 fitore dhe tetë humbje.
Në këtë edicion këto dy skuadra u ballafaquan katër herë dhe skuadra prizrenase ka fituar katër herë.
Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Penzës. Të dy skuadrat në garat e rregullta kishin nga 13 fitore dhe shtatë humbje dhe përballjet mes këtyre kanë qenë shumë interesante në garat e rregullta dhe kështu pritet edhe në gjysmëfinale.
Në garat e rregullta të dy skuadrat kishin nga dy fitore ndaj njëra tjetrës, andaj pritet takim interesant.
Skuadrat që shënojnë nga dy fitore do të kualifikohen në finalen e madhe.
Orari
E enjte
19:00 Bashkimi – Vëllaznimi
19:30 Prishtina – Penza
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...