Bordi këshillimor gjerman nuk sheh ndonjë mangësi ose rrezik në dhënien e të rinjve, të cilët morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, dozën e dytë nga një prodhues alternativ, thanë sot dy nga anëtarët e tij.
“Askush nuk pret nga një perspektivë imune se do të jetë më keq të marrësh një dozë të dytë të një vaksine tjetër”, tha Marianne Reble-Matthew, një anëtare e komitetit të përhershëm të vaksinimit, në një konferencë në internet, raporton Reuters.
Nëse doza e dytë rezulton joefektive, doza e tretë mund të jetë efektive, tha Reble Matthew.
Kolegu i saj në komision, Kristian Bogdan, tha se ai nuk kishte parë prova që lidhnin vaksina të tjera me çrregullime të rralla të mpiksjes së gjakut.
Studimet që përfshijnë përzierjen e dozave të vaksinave janë në vazhdim.
Komiteti gjerman rekomandoi javën e kaluar që njerëzit nën moshën 60-vjeç, të cilët morën një dozë të vaksinës AstraZeneca, duhet të merrnin një dozë tjetër të një vaksine tjetër, pas raporteve të efekteve të rralla anësore të mpiksjes së gjakut.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...