Cikloni gjigand Skandinav dhe vala e fuqishme e ftohtë Arktike ka përfshirë shumicën e territorit të Kontinentit tonë duke kushtëzuar reshje shiu e bore dhe stuhi dimërore.
Fronti i natës së kaluar ka depërtuar edhe në territoret tona duke ulur temperaturat dhe duke kushtëzuar reshje bore në Kosovë.
Reshjet e bores do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, por me intervale kohore dhe reshjet pritet të jenë të karakterit lokal.
Në Mesdhe tani kemi rritjen e presionit atmosferik, gjegjësisht fuqizimin e masave ajrore anticiklonike të cilat pritet të marrin timonin në dorë, duke larguar vranësirat nga duke stabilizuar motit gradualisht, por deri atëherë duhet të përballemi me acarin Arktik të paktën deri të shtunën.
Me shtrirjen e mases ajrore anticiklonike moti kthjellohet dhe mbetjet e ajrit të ftohtë Arktik do të kemi një natë ose dy me acar mjaft të fortë. Më së shumti rrezikon nata mes së enjtës dhe së premtës sepse pritet të jetë e kthjellët pjesërisht.
Masa e ftohtë Arktike dobësohet të premtën në rajonin tonë dhe ‘dëbohet’ përfundimisht të shtunën dhe në këtë mënyrë gjatë fundjavës na pret kthimi i pranverës, por nuk pritet i ngrohtë i madh./Meteoballkan
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën