97 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.
Kështu ka njoftuar Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, në Gjilan.
Njoftimi i plotë:
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.
Ismajli ka njoftuar se aktualisht Gjilani ka 732 raste aktive, 97 prej të cilëve në hospitalizim.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 18471 mostra, 5437 kanë rezultuar pozitivë, 4582 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 732 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 97 persona dhe 188 mostra në pritje për rezultat./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë