Alexei Navalny, disidenti i njohur rus, i ndaluar në një kamp burgu, në lindje të Moskës, u ankua për një përkeqësim të mëtejshëm të shëndetit të tij. “Kam ethe, temperaturë dhe një kollë të rëndë, por do ta vazhdoj grevën e urisë, që e fillova disa ditë më parë”, shkroi Navalny në Instagram.
Tre shokë të burgosur të tij janë dërguar tashmë në spital për shkak të tuberkulozit.
Sipas gazetës ”Izvestia” të hënën në mbrëmje Navalny mori trajtim mjekësor.44-vjeçari kishte shenja të problemeve me frymëmarrjen dhe temperaturë të rritur. “Navalny është nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor”, thanë autoritetet e burgut, sipas raportit.
Avokatja e tij, Olga Mihailova i tha transmetuesit të pavarur të ”Dozhd” se Navalny ka humbur 13 kilogramë që kur mbërriti në burg.
”Unë i shkrova Vladimir Putinit për arrestimin arbitrar të Aleksei Navalny dhe përkeqësimin e shëndetit të tij. Ekziston një perspektivë e vërtetë që Rusia po e çon atë një vdekje të ngadaltë. Ai duhet të ketë qasje të menjëhershme tek një mjek”, shkroi në Twitter sekretarja e përgjithshëm e Amnesty International, Agnes Callamard./atsh/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...