Policia e kantonit të Cyrihut, duke kryer një kontroll të shpejtësisë në Schlieren, të shtunën në mbrëmje (3 prill 2021) ka ndaluar tre shoferë që po zhvillonin shpejtësi të lartë me makinat e tyre, raporton polizeinews.ch.
Njëri prej tyre, hyn, sipas policisë, në kategorinë e “Raser”-ëve, siç quhen ngasësit me shpejtësi shumë të madhe, që rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik
Policia ka hasur me këtë rast një kosovar 19-vjeçar duke ngarë veturën me 130 kilometra në orë, në zonën e brendshme të qytetit, ku lejohet maksimalisht 60 km/ orë.
Personit në fjalë i është marrë patentë shoferi, në vendin e kapjes, transmeton albinfo.ch.
Kundër tij në zyrën e prokurorit publik është iniciuar procedimi penal për veprën e dënueshme të ngarjes së shpejtë.
Një kosovar tjetër, 27-vjeçar, ka kaluar nëpër pikën e matjes me 99 km / orë. Edhe atij i është marrë në vend patentë shoferi. Ai do të përgjigjet para zyrës së prokurorit publik për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut.
Po të njëjtën natë, në vendin e njëjtë një 25-vjeçar zviceran u kap duke vozitur 77 km/orë, përcjell albinfo.ch. Ai do të raportohet në zyrën përgjegjëse.
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...