Xhiro e 27-të do të jetë e gjitha për skuadrat pretendente për titull të kampionit që do t’i matin forcat të dielën në Therandë. Paraprakisht, Drita do të mundohet ta mposht Arbërinë dhe të shpresojë në gabimin e therandasve për ta marrë lidershipin
Pas ndeshjeve të ekipit kombëtar të Kosovës, këtë fundjavë rikthehet Superliga e futbollit me ndeshjet e xhiros së 27-të.
Pa dyshim, dueli kryesor i fundjavës do të jetë ai në mes të Ballkanit dhe Prishtinës.
Dy pretendentët për titull të kampionit do t’i matin forcat në përballjen e tyre të së dielës në Therandë.
Aktualisht, tabelës i prin ekipi Portokalli me 55 pikë.
Ndërsa, Bardhekaltrit i kanë katër pikë më pak, shkruan Gazeta Express.
Xhiroja hapet të shtunën me ndeshjet Drenica – Trepça ’89 dhe Arbëria – Drita, derisa mbyllet të hënën me Gjilani – Besa.
Sfidat e sotme, Drenica – Trepça ’89 dhe Arbëria – Drita, startojnë nga ora 15:00.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...