Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se secili deputet i LDK-së është i lirë të shpreh qëndrimin e tij.
Duke folur për deputetët skeptik të partisë lidhur me votën për president, Haziri tha se duhet të pyeten deputetët që do të votojnë.
Kryetari i Gjilanit përsëriti atë se secili deputet ka të drejt që lirshëm të votojë.
“Secili deputet secili anëtar i kryesisë ka të drejt me e shpreh qëndrimin e vet, prandaj secili deputet në seancë do ta shpreh mendimin e vet. Kjo është pyetje që duhet t’ua adresoni deputetëve të partisë, asnjë deputet i LDK-së nuk dallon prej tjetrit. Ne kemi qëndrim unik si LDK, dhe deputetët tanë janë të lirë që të shprehin qëndrimin e tyre me votë. LDK i ka dhënë vendit gjithmonë stabilitet institucional, përveç Vjosa Osmanit, emri i dytë nuk është shpall ende”, tha Haziri në T7.
Haziri tha se deputeti Agim Veliu e ushtron rolin e tij si deputet shumë mirë.
“Në frymën kushtetuese rolin e deputetit askush më mirë se Agim Veliu nuk mund ta ushtrojë. Tendenca është me e nda politikën por në këtë frymë LDK do të qëndrojë unike, demokracia e brendshme në LDK është vlerë”, tha ai.
Kandidate për postin e presidentes është Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë me listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke fituar mbi 300 mijë vota.
Më 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë.
Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.
Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
LVV-ja ka 58 ulëse në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...