Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca takoi ambasadorin çek në Kosovë, Pavel Bílek, nga i cili ka pranuar urimin për detyrën e re.
Në takim u tha se te dy vendet kanë marrëdhënie të mira ndërshtetërore dhe u shtrua nevoja që ato të thellohen edhe më tej, shkruan arbresh.info.
Kryetari Konjufca e njoftoi ambasadorin Bilek për angazhimin e institucioneve të Kosovës për sigurimin e vaksinave anticovid, duke shpresuar edhe në ndihmën e vendeve mike.
Më tej, kryetari Konjufca tha se synon që gjatë mandatit të tij në këtë post do të synojë të ngris kapacitetet e Kuvendit për draftimin e ligjeve, të bëjë reforma në drejtësi dhe të vazhdojë ta mbikëqyrë punën e ekzekutivit kosovar.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri që ta rrisin bashkëpunimin ndërshtetëror në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar, turizmit, arsimit dhe kulturës./arbresh.info/

Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...